Kurti udhëton për në Francë, me ftesë të Macronit merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Me ftesë të Macron-it, Kurti niset për në Francë – do të merr pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit francez, Parisit, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, transmeton KosovaNews.

Gjatë qëndrimit të tij në Paris, kryeministri Kurti do të ketë një agjendë të ngarkuar, që përfshin takime bilaterale në margjina të Forumit dhe pjesëmarrjen në një tryezë diskutimi të organizuar nga Instituti Jacques Delors.

Mbrëmjen e sotme, Kurti është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit, ku pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të diplomacisë ndërkombëtare dhe organizatave multilaterale.

Ndryshe, Forumi i Paqes në Paris, i themeluar në vitin 2018 me iniciativën e presidentit Macron, është një ngjarje ndërkombëtare që mbledh liderë shtetesh, institucione globale dhe organizata të shoqërisë civile për të diskutuar mbi sfidat botërore të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar