Një 28-vjeçare shqiptare ka denoncuar në Greqi dhunën që ka përjetuar në 8 vite nga bashkëshorti i saj.
Sipas denoncimit të shqiptares, episodi i fundit i dhunës ka ndodhur në datën 19 korrik teksa ndodheshin në plazhin e Nea Moudania në Halkidiki.
Ajo ka rrëfyer se 39-vjeçari shqiptar e ka sharë dhe kërcënuar, ndërsa kur janë kthyer në shtëpi në mbrëmje ai e ka sulmuar me grushte e shqelma duke e goditur në kokë e trup.
Më pas, ai e ka goditur me rrip pantallonash në të gjithë trupin, si edhe e ka qëlluar vazhdimisht me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
E reja rrëfeu se dhuna ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur, por i shoqi nuk është ndalur me kaq pasi ka marrë një thikë duke e kërcënuar.
Gjithashtu, ka pretenduar se i shoqi ka dhunuar edhe fëmijën e tyre 7-vjeçar me rrip dhe shqelma.
Ajo ka denoncuar të shoqin një ditë pas ngjarjes, më 20 korrik, ku ka deklaruar se ai e dhunonte prek 8 vitesh. Ndërkohë policia greke është vendosur në kërkim të shqiptarit.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë