Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq premtuan mbështetje për arsimin parafillor dhe klubet sportive. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, tha se Obiliqit i duhet projekti i koogjenerimit, që do ta lidhte sistemin e ngrohjes qendrore me Termocentralin Kosova B.
Kjo, sipas tij, bashkë me shumë projekte të tjera, realizohen vetëm duke votuar Halil Thaçin, kandidatin e Vetëvendosjes, për kryetar komune.
Nga Obiliqi, kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albi Kurti, deklaroi se kësaj komune, i duhen investime në edukimin parafillor, punësim dhe zhvillim të planifikuar urbanistik.
Kandidati për kryetar të Obiliqit nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaci, në fjalën e tij para qytetarëve, premtoi rindërtim të stadiumit të qytetit dhe mbështetje të secilit klub, e në veçanti ato të femrave.
Në këtë tubim elektoral u tha se me Thaçin si kryetar të Obiliqit, të rinjtë e kësaj komune do të kenë përparësi për punësim në termocentralet e KEK-ut.

Të tjera
20 gjëra që duhet të bëni nëse keni respekt për veten
Mësimet jetësore të cilat çdo njeri duhet t’i mësojë në vitet e veta të 20-ta
Mrekullitë e kajsive