“Më i larti në Evropë” – qytetarët e shqetësuar për çmimet e energjisë elektrike

Në kohën kur energjia elektrike është bërë nevojë bazë për çdo shtëpi e biznes, qytetarët e Kosovës po përballen ende me sfida të ndryshme, nga ndërprerjet e kohëpaskohshme, deri te rritja e çmimeve që rëndon buxhetin familjar.

Behxhet Reka, qytetar nga Prishtina tha se ndërprerjet e rrymës janë më të shpeshta gjatë sezonit dimëror.

Sipas tij edhe kostoja e energjisë elektrike është e papërballueshme.

Reka: Gjatë ditës ka ndodhur që është ndalur nga një orë, dy orë

Bokshi: E kursejmë gjatë dimrit kemi nxehje qendrore

“As gjatë dimrit, këto tre katër vitet e fundit ndoshta edhe më tepër super ka qenë…E kursejmë gjatë dimrit kemi nxehje qendrore, gjatë verës nuk ka shpenzim të madh”, tha Bokshi.

Edhe për Ejup Kamberin kapaciteti dhe furnizimi me energji elektrike është i mjaftueshëm.

Kamberi: Këto masa që po i merr qeveria nuk janë të mjaftueshme

“Po ka momentalisht rrymë të mjaftueshme, por tash se si do të ndodh fati i saj gjatë sezonit të dimrit do ta shohim, tani për tani funksionon….Para do ditë ishte një ndërprerje sigurisht për shkak të defektit të natyrave të ndryshme …Shumë shtrenjtë është domethënë këto masa që po i merr qeveria për asistentë të ndihmës nuk janë të mjaftueshme, po e llogariti si rast të mirëfilltë, kështu që nuk është në rregull, çmimet janë katastrofike shumë të larta”, tha Kamberi.

Kurse, Mirsad Krasniqi i cili punon në sheshin e kryeqytetit tha se çmimi është i lartë, megjithatë ai ka potencuar se situata me energji elektrike është në nivel.

Krasniqi: Unë mendoj se është paksa i lartë

“Zona prej nga vi unë me qenë korrekt qëndroj këtu tërë ditën, pasi nuk kam pas kohë të qëndroj shumë në shtëpi, por kur jam mund të them se është relativisht mirë….Unë mendoj se është paksa i lartë”, thotw Krasniqi.

Për Selman Bytyqi, pagat në vend nuk janë të mjaftueshme për çmimin e energjisë elektrike.

Bytyqi: Çmimet janë katastrof, shumë çmim i lartë në bazë të ekonomisë, më i larti në Evropë

“Më herët kemi pasur probleme tash nuk kemi kohëve të fundit…Çmimet janë katastrof, shumë çmim i madh në bazë të ekonomisë, pagat nuk i kemi në Kosovë. Mendoj se është çmimi më i lartë në Evropë”, tha ai.