Shumë shoferë ëndërrojnë të kenë një motor më të fuqishëm, por pa shpenzuar ndonjë shumë të madhe parash.
Një video tregon sesi mund të arrihet kjo, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë modifikim qoftë edhe ai modifikim elektronik.
Në kanalin në YouTube, The Motor Oil Geek, është publikuar një test motori në një dinamometër me sasi të ndryshme vaji.
Testi u krye në bashkëpunim me Ben Strader nga shkolla teknike private EFI University, dhe një motor Chevrolet V8 iu nënshtrua testit.
Shtojnë vaj dhe presioni në motor rritet në një nivel të pranueshëm. Fatkeqësisht, fuqia bie në 630 kuaj-fuqi.
Së fundi, me sasinë e deklaruar të vajit, fuqia e motorit arrin në 569 kuaj-fuqi, që është rreth 10 për qind më pak se vlera fillestare.
Ky test tregon se si ulja e nivelit të vajit sjell më shumë fuqi nga motori. Më pak vaj në motor do të thotë më pak fërkim dhe më pak lëng që “frenon” rrotullimin e motorit. /Telegrafi/
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit