Sulmet me raketa dhe dronë ndaj regjimit izraelit filluan ndërsa udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ali Khamenei, iu drejtua kombit iranian, duke premtuar se forcat e armatosura iraniane do të krijonin “një situatë të mjerueshme për regjimin e Izraelit”.
Por Khamenei tha se regjimi nuk do të mbetej i padëmtuar pas sulmeve të fundit ndaj Iranit, shkruajnë mediat e huja.
“Duhet të merren masa të forta dhe ato do të merren”, tha ai dhe shtoi: “Dënimet për ta nuk do të jenë të lehta. Jetët e tyre padyshim do të bëhen të zymta”.
Ajatollahu tha gjithashtu se i gjithë kombi iranian qëndron pas Forcave të Armatosura dhe se “Republika Islamike, me ndihmën e Zotit, do ta mposhtë regjimin sionist”.
Ndryshe, Irani ka nisur valën e sulmeve ndaj Izraelit. /Telegrafi/



Të tjera
Hedhja e mbeturinave dhe ujërat e zeza ndotin lumenjtë
“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë” – Milanoviq, Vuçiqit: Kujdes me deklaratat
R@ketat godasin zonën e aeroportit të Bagdadit, su*lm edhe në një objekt të Ambasadës Amerikane