Zgjedhjet që i quajtën “referendum”, përfunduan si gjykim politik ndaj atyre që për 23 vite e mbajtën peng popullin shqiptar me gënjeshtra dhe mashtrime, thonë nga koalicioni VLEN në kumtesë pas rezultateve nga zgjedhjet lokale. Nga VLEN thonë se e lexojnë rezultatin si nisje të politikës së përgjegjësisë.
“Të dy rrethet e këtyre zgjedhjeve dëshmuan se Bashkimi Demokratik për Integrim është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash manipulime, kjo parti është shndërruar në një strukturë minore, pa mbështetje dhe pa legjitimitet politik. Këtë nuk e thotë VLEN, e thotë vota e lirë e shqiptarëve. Në rrethin e parë, VLEN fitoi bindshëm në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë. Në rrethin e dytë, shqiptarët e vulosën ndryshimin në Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen dhe Tetovë. Këto fitore nuk janë rastësi janë refuzim i hapur i politikës së vjetër dhe konfirmim i besimit te politika e re. Shqiptarët e dinë saktë se kush punon dhe kush mashtron, kush ndan dhe kush bashkon. Kjo votë e qartë është fund i një epoke dhe fillim i një vizioni të ri për politikën shqiptare”, thonë nga VLEN.



Të tjera
Edhe Vini Jr. dyshohet për dëmtim
Shenjat që vërtetojnë se partneri do t’ju dojë përgjithmonë
Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne