Silvinjo: Me Serbinë nuk është një ndeshje normale, e njoh historinë

Me Serbinë nuk është një ndeshje normale, e njoh historinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, publikoi sot listën me 27 lojtarët e thirrur për ndeshjet e qershorit, më datë 7 kundër Serbisë dhe më 10 kundër Letonisë.

Silvinjo foli në konferencën për shtyp në lidhje me lojtarët e rinj, të rikthyerit dhe mungesat për sfidën me serbët dhe letonezët.

Lista dhe gjendja e lojtarëve – “Ky është moment shumë i vështirë, dhe i veçantë i datave të FIFA-s, lojtarët mbyllin sezonin dhe duhet të shohim si mbërrijnë. Ndonjë mbërrin shumë i lodhur, dikush më pak, se ka luajtur më pak, dikush ka mbaruar prej ditësh sezonin.

Është moment i veçantë, kemi emra, por kemi lojtarë që janë me 20 ditë në pushime, jo specifikisht në radhët tona. Duhet punuar mirë, kemi 10 ditë për të bërë një punë të mirë, por duhet punuar mirë, do të jetë e rëndësishme të zhvillojmë një punë të mirë. E përsërit që është një moment i veçantë i sezonit”.

Ndeshja me Serbinë dhe emocionet – “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Janë dy ndeshje shumë të vështira për të harxhuar shumë energji.

Të përqendrohemi te e para, Serbia, nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë, të jemi skuadër lufte, zemre e shpirti, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne, jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona”, deklaroi Silvinjo.s.n.