Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovës ka shpërdarë një postim në faqen e saj në facebook të shoqëruar me një fotografi të qindra ushtarëve të FSK-së të cilët po marrin pjesë në tërvitjet së bashku me njësitë e Ushtrisë Amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana në ShBA— një nga qendrat kryesore të stërvitjes luftarake të ushtrisë amerikane, transmeton KosovaPost.
“SHBA dhe Kosova më të forta së bashku në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në, përmes Programit EUCOM J7 – TWWFC, ndërsa stërvitet së bashku me njësitë e Ushtrisë Amerikane në JRTC në Fort Johnson, Louisiana — një nga qendrat kryesore të stërvitjes luftarake të ushtrisë amerikane
Ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe tregon përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli