Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj krizës së thelluar politike në vend, duke paralajmëruar një veprim simbolik para Kuvendit të Kosovës të enjten në mëngjes, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka shprehur zhgënjimin e tij me bllokadën institucionale që, sipas tij, po zgjat përtej çdo kufiri të durueshëm qytetar.
Ai ka njoftuar se të enjten, në ora 10:45, do të qëndrojë para hyrjes së Kuvendit dhe do ta mbyllë atë simbolikisht me një fjongë, në shenjë proteste ndaj mungesës së zgjidhjes politike.
“Nuk ka dalje prej Kuvendit, pa zgjidhje politike,” ka shkruar ai, duke shtuar se deputetët do të futen në Kuvend për herë të 27-të, pa ndonjë përparim konkret.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë