Kodimi i programeve reality show, Bajqinovci: Vendim i duhur, t’i mbrojmë fëmijët nga këto programe

Me zor nuk merret fitorja, ajo kohë ka shku

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas ndërprerjes së rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, ai ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) se po tenton të ndikojë në procesin e rinumërimit.

“PDK-ja e ka çu policinë e prokurorinë, e tash edhe militantët në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Me zor nuk merret fitorja, ajo kohë ka shku! Mitrovica ia tregoi vendin PDK-së! Natën e mirë!”, ka shkruar Bajqinovci.

Reagimi i tij vjen pasi në QNR në Mitrovicë është ndërprerë rinumërimi i votave, ndërsa Prokuroria ka nisur hetime për dyshime mbi “keqpërdorim të votave”.