Kosova është në qendër të vëmendjes kudo jo vetëm në shtetet e rajonit, por edhe në Kontinentin e Vjetër.
Një emër që po iu dhemb shumë edhe boshnjakëve edhe kroatëve padyshim është sulmuesi i talentuar Dino Klapija (18 – vjeçar).
Raportohet se ai ka vendosur të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës në të ardhmen.
“Edhe pse ka luajtur për Kroacinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka lindur, në kategoritë e të rinjve, sulmuesi i RB Leipzig, Dino Klapija, do të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës në të ardhmen.
Federata e Futbollit e Kosovës thuhet se po finalizon marrëveshjen me Klapijan”, shkruan mes të tjera media boshnjake “Sportsport”.
“Ky sulmues ka bërë zgjedhje të madhe kur bëhet fjalë për ekipin kombëtar. Deri më tani, ai ka luajtur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për Kroacinë, ku mori shtetësinë në vitin 2023 për shkak të origjinës së gjyshes së tij, e cila është nga Zara.
Prindërit e Dino Klapijas janë nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai ishte i lidhur për një kohë me përzgjedhjen tonë, por duket se Federata e Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është shumë e interesuar për këtë djalë për momentin.
Gjithashtu, për shkak të origjinës së tij, ai mund të luajë për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, por nga Kosova vijnë informacione që ai vendosi për këtë përzgjedhje”, shkruan më tej.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit