Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka shpërndarë artikullin e shkruar nga një media e huaj, e cila i bën jehonë qytetit të Gjirokastrës.
Në artikullin në fjalë, thuhet se Gjirokastra një qytet prej guri, njihet për kalanë, rrugët me kalldrëm, si dhe gatimet e shijshme.
Rama tha se Gjirokastra nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.
“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, që nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike, një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme – i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant – siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands”, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi ai në Facebook
Të tjera
S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi
Kurti takohet me Koordinatorin e ri për Zhvillim të OKB-së në Kosovë
Kreu i Kushtetueses në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës