Debate të shpeshta për çështje të parëndësishme. Diskutime gjithnjë e më të nxehta për kufijtë e pronës. Këto debate besohet të kenë qenë motivi kryesor që e shtyu fqinjin italian të shqiptarit Fatos Cenaj të planifikonte pritën në Fontaniva më 8 qershor që çoi në vdekjen e 58-vjeçarit pas tre ditësh agoni.
“TG Padova” shkruan se vrasësi që planifikoi dhe ekzekutoi vrasjen e Cenajt “nuk erdhi, pra, nga lindja” dhe nuk bëhej fjalë për ndonjë hakmarrje. Përkundrazi, duket se ishte “fqinji” i derës ngjitur, tani nën hetim për vrasje me dashje. I dyshuari është me origjinë italiane dhe punon si punëtor në një fabrikë lokale. Familja e 58-vjeçarit shqiptar kishte aq shumë frikë prej tij saqë u largua pas vdekjes së tij.
Italiani po trajtohet në Qendrën e Shëndetit Mendor ULSS 6 dhe aktualisht është i lirë, pasi iu dorëzua një njoftim paraprak hetimi në ditët pas krimit. Shtëpia e tij është kontrolluar tashmë nga Karabinierët, të cilët po kryejnë hetimin e tyre dhe që me sa duket e kanë kurthuar atë falë pamjeve të mbikëqyrjes lokale.
Kjo është hipoteza e hetuesve: mëngjesin e 8 qershorit, i dyshuari e priste viktimën, i fshehur midis pemëve, disa qindra metra larg fermës Dindo, ku punonte Cenaj. Kur e pa të kalonte me triçikletën e tij, qëlloi me armë zjarri. Plumbi e goditi 58-vjeçarin nga pas, pak mbi vesh, duke e lënë pa ndjenja.
Me sa duket, i dyshuari mori gëzhojën dhe iku me biçikletën e tij, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Fatos Cenaj vdiq në spital disa ditë më vonë. Rezultatet e analizës balistike që po kruhen nga karabinierët e Parmës priten në ditët në vijim.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë