Media kroate “24 sata” ka shkruar për turpin e madh që shkaktuan mbrëmë rumunët duke provokuar shtetin e Kosovës.
Ky medium ka paraqitur edhe një foto me titull: “Ne jemi Kosova ose Shqipëria, jo Serbia”.
Në këtë medium është publikuar edhe deklarata e kapitenit Amir Rrahmani.
“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbi, Kosovë” dhe kjo ka vazhduar për të gjithë 90 minutat.
Gjatë kompensimit të kohës janë dëgjuar edhe fjalë të tjera, të cilat nuk dua t’i përsëris sepse janë të turpshme.
I thashë gjyqtarit se çfarë po ndodhte dhe ai nuk bëri asgjë.
Herën e dytë as që donte të dëgjonte. Pas herës së tretë i thashë se do të largohemi nga fusha.
E njëjta gjë ndodhi edhe vitin e kaluar dhe vendosëm të largohemi nga fusha”, tha kapiteni i Kosovës, transmeton media kroate “24 sata”..



Të tjera
4 vese që dëmtojnë dhe plakin çdo ditë trurin
Gjërat që tregojnë që lidhja juaj do të zgjasë
Ushqimi që rinon trurin, me të paktën 10 vjet