Në xhamitë shqiptare në Zvicër po vërehet një ndryshim konservator. Edhe vajzat e vogla mbajnë shami (mbulesë koke).
Kështu shkruan në një raport gazeta zvicerane 20minuten.ch duke theksuar se islami shqiptar, i cili zakonisht konsiderohej liberal në Zvicër, po bëhet dukshëm më konservator.
Në disa xhami, madje edhe vajzat e vogla tashmë mbajnë shamia, transmeton “Bota sot”.
Thuhet se disa imamë zviceranë po paraqiten me predikime që mbrojnë qëndrime antifeministe dhe islamiste. Vëzhguesit e shohin këtë si një zhvendosje drejt një interpretimi më të rreptë të islamit, që vërehet edhe në Ballkan.
Gazeta “SonntagsZeitung” raporton se në fotografitë nga xhamitë shqiptare në Ëil SG, Ëinterthur, Dietikon ZH dhe Reinach AG, shihen pothuajse vetëm gra dhe vajza të mbuluara. Sidomos xhamia në Ëil, që dikur quhej “xhami shembull”, ka ndryshuar shumë.
Imami i Wilit me predikues të diskutueshëm
Imami i Wilit, Bekim Alimi, mori pjesë në maj në një aktivitet në Emsdetten të Gjermanisë, ku foli edhe predikuesi kosovar Shefqet Krasniqi. Krasniqi, i cili më parë ishte akuzuar për nxitje urrejtjeje dhe mbështetje terrorizmi, mbron idenë se homoseksualiteti është rrezik moral dhe se mbulesa për gratë është detyrim. Në ngjarje morën pjesë edhe imami Fadil Musliu dhe këngëtari që jeton në Bazel, Adem Ramadani, i cili publikon këngë që u bëjnë thirrje grave t’u binden burrave të tyre.
Ramadani ka mbështetur predikuesen Zelije Sulejmani-Bunjaku, e cila jeton në Zvicër dhe zhvillon mësime fetare për gra dhe fëmijë mbi Kuranin. Federata e Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës (DAIGS) ka vlerësuar punën e saj, por njëkohësisht ka theksuar se vazhdon të qëndrojë e përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe shtetit të së drejtës.
Sipas federatës, fotografitë e vajzave të mbuluara janë vetëm pamje të çastit, ndërsa fëmijët nuk detyrohen të mbajnë shami.
Debati mbi ndalimin e shamive në Evropë
Sipas gazetës, aktivistët për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar për një islamizim në rritje. Austria ka ndaluar mbajtjen e shamive për vajzat nën 14 vjeç në shkolla, ndërsa Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton një ndalim të ngjashëm për vajzat nën 15 vjeç.



Të tjera
Mërgata jonë me zemër të madhe e bujare – bashkatdhetarë, bashkë për atdheun
Kërpudhat zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i prostatës
Glauk Konjufca dhe Ilir Kërçeli marrin mbështetje në Gjenevë