Mediumi boshnjak: Vëllezërit serbë njohën Kosovën dhe erdhën në ferr të Beogradit!

Javën e kaluar pikërisht të dielën ndodhi turpi në Beograd në ndeshjen mes Partizanit dhe AEK-ut.

Ndeshja nuk filloi fare pasi që tifozët famëkeq të Partizanit provokuan dhe hodhën topa tymi në fushë, ndërsa lojtarët grek u larguan nga fusha për shkak të pasigurisë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinale të Kupës së Europës në hendboll.

Image

Shihen lojtarët e AEK-ut se si ishin të frikësuar në Beograd

“Vëllezërit serbë ‘njohën Kosovën’ dhe erdhën në ferr të Beogradit! ‘Grobarit’ sfiduan Vuçiqin!”, ishte titulli i mediumit boshnjak “Sportsport”.

“Shkak i presionit shtesë nga tribuna mund të jetë pankarta që tifozët e AEK-ut kanë vendosur disa vite më parë.

Pikërisht në një ndeshje futbolli kundër Ajax-it u shfaq një pankartë në mesin e mbështetësve më radikalë të gjigantit grek: ‘Kosova është Shqipëri’.

“Grobari’ hodhën fillimisht disa fishekzjarre në parket, më pas lojtarët e AEK-ut u larguan menjëherë drejt teshatores dhe kur u kthyen, u hodhën topa tymi dhe një tjetër arratisje.”, kishte shkruar mes të tjera media boshnjake.