Është interesant se media serbe nuk e duron dot takimin mes drejtorit sportiv të Milanit, shqiptarit të famshëm Igli Tare dhe portierit serb, Mile Svilar.
“Mile Svilar ka shokuar të gjithë: Darkoi me një shqiptar ndërsa Serbia luante në Tiranë”, është titulli i mediumit serb “Informer”.
“Mile Svilar është në negociata serioze për një transferim nga Roma në Milan, dhe takimi kyç me drejtorin sportiv të kuqezinjve
Igli Tare u mbajt të shtunën në mbrëmje, në të njëjtën kohë kur luanin ekipet kombëtare shqiptare dhe serbe.
Roma nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat e portierit serb, ndërsa Milani po ofron një kontratë trevjeçare deri në vitin 2030 me një pagë vjetore prej 3.3 milionë eurosh, që është tre herë më shumë se të ardhurat aktuale në klub nga Roma.
Konfirmimi zyrtar i marrëveshjes nuk ka mbërritur ende, por një raund i ri negociatash është duke u zhvilluar midis Svilarit, agjentëve të tij dhe Milanit”, shkruan media serbe.
Të tjera
Republika e Kosovës bëhet anëtare e Konfederatës Ndërkombëtare të Matjeve (IMEKO)
Ekipi i FSK-së po kryen përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patroll” në Uells
Mujka e quan ‘Sulm politik kundër LVV-së në prag fushate’ aktakuzën për keqpërdorim të pozitës