Sot, deputetët do ta bëjnë tentimin e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kjo pritet që t’i hapë rrugë edhe formimit të Qeverisë së re.
Seanca ishte ndërprerë të shtunën, pasi partia fituese Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti që t’i merrte 61 vota për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në postin e kryetares së Kuvendit.
Analisti politik Faton Mehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Sipas tij, kjo lëvizje e Vetëvendosjes është më shumë një “provokim” për opozitën, sidomos për shkak të qëndrimeve të ashpra të Haxhiut ndaj saj.
“Duke qenë se zonja Haxhiu ka qenë më e ashpër me opozitën, më tepër kjo kandidaturë është provokim ndaj opozitës që ka marrë rolin e bllokueses,” ka shtuar ai.
Mehmeti paralajmëron se bllokada mund të vazhdojë edhe më tej, derisa kryeministri Kurti të arrijë të sigurojë votat e nevojshme.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!