Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Oj shpirt” mban titullin kënga e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ky projekt duhet theksuar se është pjesë e albumit të saj të ri “Bad Diva”.
Teksti është shkruar nga vet këngëtarja bashkë me Mak Zogajn me producim nga Big Bang dhe Aspekt.
Besohet që kjo këngë e 29-vjeçares do të pritet mirë edhe nga fansat e publiku, që i kanë qëndruar pranë që nga fillimi i karrierës.



Të tjera
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosovës
SPAK kërkon arrestimin/ Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare
Burrat fajtorë për mungesën e seksit në martesë, tregon studimi