Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

Një koncert me melodi turke të interpretuara nga artistët turq Sinan Ayildiz dhe Tolgahan Çogulu iu prezantua dashamirësve të muzikës në Mitrovicë, në veri të Kosovës, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Koncerti, i organizuar nga Akademia e Kitarës Elektrike të Mitrovicës (MEGA) dhe i mbështetur nga Instituti Yunus Emre, u mbajt në Qendrën Kulturore të Mitrovicës ku morën pjesë shumë entuziastë të muzikës.

Çogulu tha për Anadolu se ata kanë mbajtur koncerte në më shumë se dhjetë vende, në shumë pjesë të botës. Ai theksoi se me Ayildiz performon bashkë për tash e 10 vjet me radhë.

“Kemi mbajtur koncerte në shumë vende, por jemi shumë të lumtur që japim koncertin tonë të parë në Ballkan në Kosovë”, theksoi ai.

Ndërkaq, Ayildiz theksoi se në koncert, përveç melodive turke dhe kompozimeve të tij, interpretuan edhe tinguj nga rajone të ndryshme, përfshirë Kaukazin, Ballkanin dhe madje deri në Irlandë.

Gjatë performancës, Aildiz me saz-in e tij me dy qafa dhe Çogulu me kitarën mikrotonale interpretuan vepra të njohura si “Tutam Yar Elinden”, “Karadeniz Rapsodisi”, “Haydar Haydar”, “Fidayda” dhe “Al Yazmalim”.

Artdashësit kosovarë i duartrokitën në këmbë Ayidizin dhe Çogulun në përfundim të koncertit, i cili zgjati rreth një orë.