Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në një intervistë në Kanal 10 për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për prishjen e këtyre raporteve nga Qeveria në detyrë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.
Memli Krasniqi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk je sovran as në zyrë.
“Sovran pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je. S’mundesh me qenë sovran pa Amerikën”, ka thënë Krasniqi.
Memli Krasniqi ka theksuar se nuk është servilizëm një qëndrim i tillë, duke përmendur faktin që edhe shtete të fuqishme si Franca e Gjermania po i bashkërendojnë veprimet me SHBA-në.
Ai ka pasur kritika për Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin karshi Amerikës dhe për deklaratën e liderit të kësaj partie, Albin Kurti, pas goditjes së fundit me ndaljen e Dialogut Strategjik, se s’ka prishje raportesh por vetëm dallime në qëndrime.



Të tjera
Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Urimi i ambasadorit britanik për Kosovën në vitin 2026
Të njohim më mirë epilepsinë!