Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4.
Në finale janë gjithsej katër banorë: Gjesti, Rozana Radi, Egli Tako dhe Laert Vasili.
Në Instagramin e këngëtarit pejan kanë bërë thirrje që të bëhen bashkë për të mbështetur për fitore.
Ata bëjnë me dije se të gjithë ata që duan të marrin pjesë në finalen e BBVA 4 të mblidhen në Prishtinë, e të nisen së bashku për në Tiranë.
Në njoftim kanë lënë të gjitha kontaktet për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj nisme.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Thirrje për të gjithë fansat e Gjestit
Finalja e madhe e Big Brother Albania po afron dhe ne duam që ju të jeni pjesë e saj, live
Si menaxhment i Gjestit, jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithë mbështetjen që i keni dhënë. Tani ka ardhur momenti që ta festojmë së bashku dhe duam të sigurohemi që çdo fans i vërtetë ta përjetojë këtë moment nga afër!
Nëse dëshiron të jesh me ne në finale dhe të mbështesësh Gjestin nga tribuna, ne do kujdesemi për gjithçka – biletat dhe transportin i mbulojmë ne.
Ta mbushim sallën me energji, dashni dhe zëra që kanë qenë pranë Gjestit që nga dita e parë.
Të krijojmë kujtime. Të bëjmë zhurmë. Dhe mbi të gjitha ta çojmë kurorën në shtëpi”.
Të tjera
Policia parandalon kontrabandën me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
Naim ef. Tërnava takim lamtumirës me zyrtarin e ambasadës turke në Kosovë
Asnjë votë për Verica Qeraniqin nga Lista Serbe