Menaxhmenti i KEDS ka marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar me akterët e projekteve të Bashkimit Evropian, i cili kishte për fokus avancimin dhe digjitalizimin e sistemit elektroenergjetik në vend.
Në këtë takim mori pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan, i shoqëruar nga ekipi menaxhues: z. Avni Alidemaj, z. Turan Kocabayraktar dhe z. Alush Mexhuani.
Gjatë takimit u theksua gatishmëria e KEDS për të kontribuar në projektet hulumtuese që lidhen me zhvillimin e rrjetit distributiv, si dhe në pjesëmarrjen e projekteve testuese të financuara nga fondet e BE-së. KEDS shprehu përkushtimin e saj për të bashkëpunuar ngushtë me akademinë, KOSTT-in dhe institucionet tjera evropiane, me qëllim të avancimit të teknologjive dhe proceseve që sigurojnë një sistem energjetik më modern, efikas dhe të qëndrueshëm.
Ky angazhim i kompanisë vjen në një kohë kur digjitalizimi i sektorit energjetik konsiderohet një hap kyç drejt transformimit të qëndrueshëm dhe rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike.



Të tjera
Pretendimet për heqjen e billbordeve në Mitrovicë, të pavërteta
LDK të gjejë një kompromis me PDK-në dhe të propozojë Vjosa Osmanin, që më pas VV-ja ta refuzojë
Thashethemet në vendin e punës