“Mendonin se ishte shaka, kur këngëtari bërtiti …”, dëshmia e të miturës për tragjedinë në Koçan

Një e mitur që ka qenë e pranishme këtë diskotekën në Koçan në natën tragjike ka rrëfyer ngjarjen para dhe pas shpërthimit të zjarrit.

Ajo ka pohuar se gjatë koncerteve të mëdha çdoherë ka patur mjete piroteknike.

“Të gjithë xhironin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë rrëmujë, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodh asgjë”, tha e mitura.

Në natën kritike ka qenë edhe policia, e cila, sipas të miturës, nuk kanë ndihmuar sa duhet.

Sipas saj, në këtë diskotekë çdoherë ka patur të mitur dhe ka qenë e zakonshme që të miturit të hyjnë në diskotekë nëse paguan biletën.