Dyshimi ndaj vetvetes është një problem shumë
i zakonshëm – dhe efektet janë shumë më të fshehta saqë i paramendojmë. Ky
hezitim i ka penguar shumë njerëz në sjelljen e ndonjë ideje gjeniale që ndoshta
do kishte mundur ta ndryshojë edhe botën. Kur ju dyshoni në vetvete, ju
hezitoni duke menduar se ideja juaj është e keqe, pa i dhënë shansin e
ekspozimit. Pra, sit a largoni mos-besimin ndaj vetes?
Mësoni dhe praktikoni
Një mënyrë e sigurt për ta larguar mosbesimin
ndaj vetes është të mësuarit dhe praktikuarit. Nuk ka të bëjë me ndonjë lloj
mësimi formal, por thjeshtë ta rishikoni idenë tuaj disa herë dh eta shqyrtoni
nga të gjitha perspektivat. Në këtë mënyrë, afërsia me idenë tuaj dhe mënyra si
funksionon, mund të ju bëjë të ndjeheni më të relaksuar.
Merrni një opinion të dytë
Mosbesimi duhet të jetë një situatë e vetmuar.
Nëse keni miq apo familjar që mund ti besoni, atëherë duhet ti lejoni që të
bëjnë një gjë të tillë. Ndjenjat dhe kujdesi i të afërmve tuaj mund të ndikojë
në ngritjen e vetëbesimit tuaj dh eta tejkaloni dyshimin ndaj vetes. Mendimi i
të tjerëve është më se i nevojshëm, por kur bëhet fjalë për vendimet, ju duhet
ti bëni vetë.
Bëni një pushim
Nëse ndjenjat tuaja të mosbesimit janë në
rritje, atëherë dilni në mbrëmje me shokët, apo thjeshtë bëni ndonjë qejf. Kjo
mund të jetë ndonjë relaksim në kafenenë tuaj të preferuar, apo ndonjë pushim
gjatë kohës së vikendit. Ndonjëherë, duke mos menduar për gjërat që ju bëjnë të
ndjeheni të pasigurt, ndikon që të gjeni më lehtë zgjidhje për to dhe ti
ekzekutoni sa më shpejt që është e mundur, shkruan femina. Kjo ndodh sepse
ndonjëherë të menduarit e tepërt mund të jetë rrënja për mos besimin ndaj
vetes. Sapo të fillojë paranoja, do të merrni tatëpjetën. Ja pse duhet
ndonjëherë thjeshtë të pushoni dhe mos preokupoheni shumë.
Ruani qetësinë
Gjëja e fundit që duhet të bëni për mposhtjen
e mosbesimit dhe ndonjë panik të pakontrolluar, është të ruani qetësinë. Vetëm
kujtoni këshillat e mësipërme dhe nëse nuk keni sukses, thjeshtë buzëqeshni dhe
lëreni mënjanë ankthin – kujtoni ndonjë storie interesante që ju bën të qeshni
me lot.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit