“Mercenarët” brenda LDK-së – përplasja Abdixhiku vs Veliu

Familja e veprimtarit Haki Imeri kritikon kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të quajtur disa figura politike “mercenarë selektivë”. Sipas tyre, akuzat duket se aludojnë te Agim Veliu, i cili guxoi të flasë, ndërkohë që, sipas kritikës, të gjithë ata që mbështetën Hashim Thaçin për president kanë qenë “mercenarë të vërtetë”.

Shkrimi vë në pikëpyetje përgjegjësinë e Abdixhikut për humbjen e LDK-së dhe e akuzon se, pa dorëheqje, po i shërben interesave të partive të tjera si LVV dhe GUXO, duke “shkri LDK-në” në favor të tyre.

Autorët paralajmërojnë se, nëse vazhdon kështu, Abdixhiku mund të mbetet i njohur jo si reformator, por si kryetari që dobësoi partinë e Rugovës.

Shkrimi i plotë:

-A po aludon ne Agim Veliun vetëm pse guxoi të flasë, por harron se mercenarët e vërtetë në LDK kanë qenë te gjithe ata që i shtruan qilimin e kuq Hashim Thaçit për president edhe pse ky i fundit e kishte “masakruar” LDK-në e Rugovës ne te gjitha drejtime .

-Tani pyetja që s’po merr përgjigje është kjo:

-Per cilin mercenar kishte fjalën Lumiri?

-Agim Veliu sot del si ‘kryngrites’ i vonuar i zgjedhjeve “shpëtuese” brenda LDK pas humbjes se zgjedhjeve te 28 dhjetorit 2025.

-Por, çuditërisht, nuk i përmend kurrë vrasjet politike, as SHIK-un, as dosjet, as atentatin ndaj vetes..

-Por përgjegjësia pa dorëheqje është si pendimi qe s’vlen asgjë.

Nëse nuk largohet, Lumiri realisht po i shërben kauzese se Hashim Thaçit, duke e shkapërderdhur elektoratin e fundit ldekist.

punon për SHIK-un duke e zbrazur LDK-në,

punon për LVV-në duke ia forcuar elektoratin e ketu mire e ka ..

punon për GUXO-n duke ia trashëguar strukturat, edhe ketu mire e ka ..

dhe në fund thotë se po e “ringjall” LDK-në.

-Një mision i suksesshëm…

për të gjithë, përveç PER LDK-en.

-Nëse vazhdon kështu, Lumir Abdixhiku nuk do të hyjë në histori si reformator,

por si kryetari që e ‘shkriu’ LDK-në per te gjithe te tjeret ..

-Lumir vazhdo se njeriu ndonjehere duke bere keq, ben edhe mire ..😉