Kurti: Mërgata jonë me zemër të madhe e bujare – bashkatdhetarë, bashkë për atdheun

Mërgata jonë me zemër të madhe e bujare – bashkatdhetarë, bashkë për atdheun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e mërgatës shqiptare, duke e cilësuar atë si të zemërgjerë dhe bujare, me dashuri dhe kontribut të pakushtëzuar për vendin, përcjell KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se mërgata ka qenë shtyllë e rëndësishme në kohë rezistence dhe lufte, ndërsa sot, sipas tij, ajo përfaqëson motor zhvillimi në periudhën e paqes dhe të shtetndërtimit.

Ai nënvizoi se mërgata është pjesë e pandashme e shtetit dhe e kombit, duke e konsideruar kontributin e saj thelbësor për forcimin e Kosovës në të gjitha fazat e saj historike.

“Bashkatdhetarë, bashkë për atdheun,” përfundoi Kurti mesazhin e tij.