Mërgimtari i përfshirë në incidentin me Zemajn gjobitet për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Policia e Kosovës i ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje mërgimtarit Nuha Osmani, i cili u përfshi në incidentin me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, në qendër të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrinë Shala, e cila tha se Osmani është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Të dëmtuarit Policia e Kosovës ia ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike,” deklaroi Shala.

Ajo po ashtu konfirmoi se të gjitha palët e përfshira janë intervistuar në lidhje me rastin, ndërkohë që së fundmi janë publikuar edhe pamje të reja të incidentit që ndodhi gjatë ditës së djeshme në sheshin “Nëna Terezë”.