Friedrich Merz i Gjermanisë ka mirëpritur armëpushimin e Donald Trumpit midis Izraelit dhe Iranit, duke u bërë thirrje të dyja vendeve që ta respektojnë atë.
“Nëse ky armëpushim ka sukses pas sulmeve vendimtare ushtarake amerikane kundër objekteve bërthamore iraniane, do të jetë një zhvillim shumë pozitiv”, thotë Merz në një postim në “X”.
“Kjo do ta bëjë Lindjen e Mesme dhe botën më të sigurt”.
Kancelari gjerman thotë më tej se do të diskutojë mënyrat për të stabilizuar situatën me partnerët amerikanë dhe evoprianë në margjinat e samitit të sotëm të NATO-s në Hagë.



Të tjera
Vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës
Merrni nga një lugë vaj kokosi çdo ditë për trup të shëndetshëm
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë