Afaristi Shaqir Palushi ka vlerësuar lartë punën e koleksionistit Esat Shala.
“U emocionova sepse po flitet për njerëz të vrarë. Nuk mund të dal nga këtu me duar thatë pa e ndihmuar Esatin. Së paku 12 mijë euro mundi me ja premtu”, deklaroi afaristi Shaqir Palushi, Golden Eagle.
Esat Shala, 39-vjeçari nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit në Kosovë, ka koleksionuar në mënyrë vullnetare mbi 2.000 video-kaseta të minutazhit të gjatë të qindra masakrave dhe ngjarjeve që lidhen me luftën që nga fillimvitet e 90-ta deri në përfundimin e Luftës së Kosovës në vitin 1999.
Sot ai thotë se burgosjet politike të anëtarëve të familjes së tij, zhdukja e disa të tjerëve si dhe vrasja e motrës së tij, janë bërë arsye për të, që t’i hyjë punës së mbledhjes së këtyre video-kasetave.



Të tjera
Njerëzit me vetëbesim të lartë kanë tri zakone të këqija
Skandal në Serbi – Vuçiq para një salle të mbushur detyroi një grua t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij
BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serbi