Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues të arrestuar të shtunën, në protestën e mbajtur nga opozita.
A2cnn ka raportuar se për ta është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje”.
Në kërkimin e saj, Prokuroria kërkoi masën “arrest në burg” për pesë nga të prangosurit dhe atë të “arrestit në shtëpi” për pesë të tjerë.
Teksa po merrej vendimi. ka pasur një situatë tensioni në hollin e gjykatës Avokatët kanë pretenduar se janë provokuar nga një person, që është shoqëruar më pas nga policia.
Kujtojmë se opozita e cilësoi arrestimin e protestuesve si të paligjshëm, pasi e cilësoi protestën tërësisht paqësore dhe në përputhje me ligjet e vendit.



Të tjera
Çka përfaqëson opozita në Kosovë? Sejdiu thotë se këto parti s’kanë qëndrime të qarta
Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët
Dërgohen në mbajtje për 48 orë zyrtarët komunalë të Prishtinës, që u arrestuan në aksionin e sotëm