Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë që të intensifikojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke riafirmuar mbështetjen e tij për këtë proces.
“Është koha që dy vendet të zbatojnë plotësisht përkushtimet e bëra”, tha Merz gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, duke pranuar se gjatë këtij viti ka munguar progresi i dukshëm në dialog.
“Do të doja që Qeveria Federale të përfshihej në këtë proces. E kam thënë këtë edhe për veten time personalisht”, shtoi ai, duke theksuar se “do të vazhdojmë bisedimet mes nesh” për të çuar përpara procesin e normalizimit.
Merz u shpreh i kënaqur që palët kishin miratuar një deklaratë të përbashkët mbi pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, e cila sipas tij do të fillojë të zbatohet në praktikë.
Në samitin e Londrës morën pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian. Deri më tani, samiti është mbajtur 11 herë – katër herë në Berlin dhe nga një herë në Londër, Vjenë, Paris, Trieste, Poznan, Sofje dhe Tiranë.
Kurti kujtoi sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, duke theksuar se “fqinjit armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri”. Ai shtoi se përgjegjësinë për atë sulm e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, por deri më tani ai nuk është përballur me drejtësi.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë, ndërsa në Kosovë vijon procesi gjyqësor ndaj tre nga dhjetëra të akuzuar për këtë rast.
Të tjera
Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh
Merz kërkon nga Kosova dhe Serbia dialog dhe normalizim të marrëdhënieve
Si të zbuloni një gënjeshtar, duke përdorur komunikimin joverbal