Osmani: Nëse nuk votohet Qeveria, do të bisedojë më partitë politike për zgjatjet buxhetore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e domosdoshme të diskutohet me partitë politike për miratimin e zgjatjeve buxhetore, nëse të mërkurën nuk votohet Qeveria e re e Kosovës.
Osmani në konferencën e përbashkët me diplomatin gjerman Johann Ëadephul, tha se do të ishte një situatë kritike nëse mira shërbyes civili mbesin pa paga dhe bllokohen shumë shërbime.
“Nuk mund ta paragjykojë se çfarë do të ndodhë nesër në seancë, por ne rast se nuk ka sukses, atëherë është e domosdoshme të diskutojmë për miratimin e zgjatjet buxhetore, sepse duhet t’i sigurohemi që qytetarët tanë, jo vetë dhjetëra mira shërbyes civilë, por edhe shumë shërbime që paguhen nga buxheti i shtetit të mos bllokohen. Do të ishte një situatë kritike, po flasim për nevojat bazike për qytetarët. Normalisht se do të diskutojnë më partitë, në rast se nuk votohet qeveria, por nuk mund të paragjykojë”, tha Osmani.
Ministri gjerman thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të marrin hapa drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai nga Kosova kërkoi që të merren hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Ai tha se Marrëveshja e Ohrit i përmban të gjitha elementet për normalizim, andaj edhe duhet të zbatohet “shpejt dhe në plotëni”.
“Gjermania e mbështet dialogun për normalizim, të udhëhequr nga BE-ja. Ky proces ka ngecur në kohët e fundit. Është e rëndësishme që këtu shumë shpejt duhet të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit, e cila i përmban të gjitha elementet relevante për normalizim, duhet të zbatohet shpejt dhe në plotëni. Këtë e presim ne nga të dyja palët. Për këtë nevojitet më shumë angazhim, si nga Kosova njëjtë edhe nga Serbia. Për Kosovën, kjo nënkupton p.sh të ndërmarrë hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi ai në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani.
Ministri i Jashtëm gjerman kërkon nga partitë që sa më shpejt të formojnë një qeveri të aftë

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media.
Wadephul, deklaroi se Gjermania është investitori dhe partneri tregtar më i madh që ka Kosova.
“Gjermania, është investitori dhe partneri më i madh tregtar në Kosovë. Këto lidhje janë të vlefshme dhe esenciale, pikërisht tani kur ne evropianët të bashkohemi, sepse edhe sot të gjitha temat që i diskutuam, pothuajse të gjitha lidhen me sigurinë dhe për të ardhmen e kontinentin tonë. Më vjen mirë që Kosova është në anën tonë. Ne të gjithë, qofshim anëtarë ose jo të BE-së, duhet të ia bëjmë të qartë Rusisë që destabilizimi, dezinformimi dhe manipulimi nuk kanë vend në kontinentin tonë”, tha ai para gazetarëve.
“Për shumë këndë në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile – në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejtë të ketë një qeveri të aftë për veprim, si nga jashtë edhe nga brenda. Ne jemi të bindur që Kosova ka forcën dhe vullnetin për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, me vendosshmëri dhe stabilitet afatgjatë – kjo rrugë kërkon qëndrushmeri. Gjermania është e gatshme të ju ndihmojë me gjithë fuqinë që ka në këtë rrugëtim”, deklaroi ai.
Osmani kërkon mbështetjen e Gjermanisë për heqjen e masave dhe anëtarësim në BE e NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë heqja e masave të vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian është urgjente.
Ajo pas takimit me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka thënë se presin mbështetjen e shtetit gjerman në këtë
“Heqja e masave të padrejta të vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian është urgjencë. Andaj presim mbështetjen e Gjermanisë në këtë”, tha Osmani, raporton teve1.info
Ajo poshtu ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit strategjik, anëtarësimin në institucione të BE-së dhe NATO, ku ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë.
“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit strategjik, anëtarësimi NATO, Bashkim Evropian, Këshillin e Evropës dhe në çdo organizatë ndërkombëtare që forcon pozitën ndërkombëtare të vendit tonë. Në gjithë këta mekanizma ndërkombëtar, ne synojmë të hyjmë si kontribut dhënës dhe jo si barrë. Në këtë rrugëtim, Kosova ka nevojë për mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë. Andaj Shpresojmë që edhe kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet. Pajtohemi plotësisht me qeverinë gjermane që anëtarësimi i Kosovës në BE duhet të bëhet në bazë të meritave”, tha ajo.
Osmani pret në takim ministrin gjerman, Wadephul

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Takimi ndërmjet tyre është duke u mbajtur në presidencës.
Pas Osmanit, ministri gjerman do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.



Të tjera
Gratë pushojnë 5 orë më pak se meshkujt
Kosova e meriton të marrë statusin e vendit kandidat
Prattipati pret në ambasadë Harry Bajraktarin, e vlerëson angazhimin e tij për partneritetin Kosovë-SHBA