Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në postin e kryetarit të PDK-së.
Në një postim në facebook, Kurti ka shkruar se proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjellë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në postin e kryetarit të PDK-së.
Postimi i plotë:
I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.
Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës.



Të tjera
Clark: Gelbard e quajti familjen Jashari terroriste, por lidershipi amerikan ia tërhoqi vrejtjen
Kurti: Mbi 12 mijë gra të punësuara drejtpërdrejt nga programet e punësimit
Kos për situatën e Kosovës: Na duhet një qeveri, nuk kam me kë të bisedoj, masat mund të hiqen së shpejti