Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë zyrtarisht detyrën si ushtruese e presidentes së vendit, pasi mandatit të presidentes së deritanishme, Vjosa Osmanit, i përfundon sonte në mesnatë.
Dorëzimi i detyrës u bë të shtunën pasdite, gjatë një ceremonie të mbajtur në zyrën e presidentes në Prishtinë.
Osmani u shpreh e kënaqur që po ia lë këtë përgjegjësi një gruaje, duke shtuar se shpreson që edhe presidenti i ardhshëm i Kosovës të jetë po ashtu grua.
“Të jesh kreu i shtetit dhe njëkohësisht ta udhëheqës politikën e jashtme të vendit, ushtrinë e shtetit dhe ta përfaqësosh unitetin e popullit, janë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, tha Osmani.
“E ardhmja nis sot 🇽🇰
Vjosa Osmani”, ka shkruar Haradinaj krahas fotos me Osmanin.



Të tjera
Sodë buke dhe mjaltë, një kurë natyrale për njerëzit me probleme dermatologjike
Proʻtesta masive në Tel Aviv kundër lu*ftës me Iranin
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit