Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë qendrore të 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku mbajti një fjalim të gjatë dhe simbolik mbi rëndësinë historike të alfabetit shqip dhe rolin e tij në ndërtimin e unitetit kombëtar.
Në një mbrëmje të organizuar në Manastir dhe të mbushur me përfaqësues të lartë politikë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe trojet shqiptare, Kurti falënderoi për mikpritjen, duke përshëndetur një numër të madh zyrtarësh, përfshirë kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, zëvendëskryeministrin Arben Fetai, ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, kryetarë komunash nga rajoni dhe përfaqësues të arbëreshëve të Italisë.
Në fjalimin e tij, Kurti tha se alfabeti shqip është “kurorëzimi i evolucionit të shkrimit ndër shekuj” dhe se Kongresi i Manastirit mbetet një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare. Ai theksoi se standardizimi i alfabetit ishte shumë më tepër se një vendim teknik:
Ai nderoi figurat e mëdha të Rilindjes dhe Kongresit të Manastirit, duke përmendur Gjergj Fishtën, Mithat Frashërin, Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Parashqevi Qiriazin e shumë të tjerë, të cilët, sipas tij, “e vendosën gjuhën shqipe jo me akademi, por me Kongres”.
Kurti e përmbylli fjalimin me mesazhin se shkrimi i gjuhës shqipe “mbetet përjetësisht”, ashtu siç mbetet qenia shqiptare.



Të tjera
Enise Zijade arrin finalen në Podgorica Junior European Cup!
Mësuesit e Yoga-s rrezikojnë shëndetin e legenit
Vezët po bëhen luks: çmimet rriten ndjeshëm në treg