Lojtarët e ekipit të parë të Realit të Madridit e dinë tashmë rolin që do të kenë këtë sezon, të paktën fillimisht, nën drejtimin e Ksabi Alonsos.
Trajneri ka qenë i qartë me të gjithë ata, jo vetëm në formacionet që bëri në Kupën e Botës për Klube, por edhe në punën e tij të përditshme dhe në mesazhet që u ka përcjellë atyre. Gjatë këtyre ditëve të pushimeve, disa po reflektojnë mbi rolin e tyre brenda grupit apo nëse është më mirë të kërkojnë një destinacion të ri, por e bëjnë këtë duke e ditur drejtpërdrejt se çfarë i pret. Trajneri e di që, në fund të fundit, kontratat mbizotërojnë në futbollin e sotëm dhe për këtë arsye ai nuk ia ka mbyllur derën askujt, por gjithashtu nuk ka dashur të mashtrojë asnjë lojtar. Klubi ka fjalën e fundit në të gjitha këto situata, siç është demonstruar vitet e fundit, por ai donte t’ua bënte të qartë personanalisht lojtarëve se çfarë mund të ndodhë me ta kur të nisë sezoni i ri. Këtë herë, gjëja e parë në horizont janë ndeshjet me pikët në lojë, pasi vera atipike e sjellë nga Kupa e Botës për Klube do të lërë pak hapësirë për të demonstruar se çfarë mund të kontribuojë secili dhe duke vepruar kështu, për ta ndryshuar situatën.
Ksabi Alonso i ka bërë të qarta tashmë qëllimet e tij pas asaj çfarë ka parë nga skuadra e tij gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo përfshin identifikimin e atyre që do ta kenë të vështirë të luajnë (Rodrigo për shembull), atyre që do të vazhdojnë të luajnë në rol zëvendësuesi (Brahim Diaz), atyre që duhet të kompensojnë humbjen e vendit në formacion (rasti i Asensios), atyre që do të duhet të presin që të nisë sezoni dhe të shfaqen rrethana të veçanta për të pasur momentin e tyre (Lunin), dhe atyre që e dinë se pozicioni i tyre mund të jetë në rrezik për shkak të mbivendosjes në pozicione dhe mbërritjes së një transferimi më të vlefshëm (Mendi ose Fran Garsia).
MUNGESA E OFERTAVE – Të gjithë e kanë vënë re dhe e dinë tashmë se çfarë i pret nga 4 gushti, kur skuadra të kthehet në fushë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Deri më tani, nuk është shfaqur asnjë ofertë për ndonjë lojtar, përveç atyre që stërviten në Valdebebas, që vazhdon të jetë një fabrikë për prodhimin e lojtarëve të elitës dhe gjenerimin e parave për klubin, më shumë sesa mbulimi i kostos së akademisë së të rinjve. I fundit, Jakobo Ramon. Ksabi Alonso e di tashmë se për të mbuluar nevojat e dukshme që Kupa e Botës i ka bërë të qarta (organizatori dhe qendra), largimi i lojtarëve është thelbësor, një mundësi që klubi po e trajton si të mundshme, por që në asnjë rast kjo nuk do të çojë në “dhënien” e lojtarëve, pavarësisht nëse është lojtari që dëshiron ndryshimin apo nëse është klubi që po vë bast për largimin.



Të tjera
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës