Një studim i ri sugjeron se femrat i shohin meshkujt që e ‘reklamojnë’ pasurinë e tyre si partnerë të papërshtatshëm për lidhje afatgjate.
Hulumtuesit kanë zbuluar se, në veçanti “reklamimi” i veturave të shtrenjta, është vendimtar sa i përket gjetjes së partnerit potencial.
Kjo për shkak se, siç thonë ata, personat që vozisin vetura ekstravagante shihen si më pak të besueshëm dhe më aventuresk.
Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Evolutionary Psychological Science’, ka anketuar gjithsej 375 studentë për të parë se si e interpretojnë ‘reklamimin’ e pasurisë së një mashkulli.
Rezultatet kanë treguar se dy gjinitë – meshkujt e femrat – i vlerësojnë meshkujt me vetura të shtrenjta si më të interesuar në lidhje të shkurta seksuale dhe nuk i shohin si të përshtatshëm për lidhje serioze afatgjate.
Ndryshe nga ta, meshkujt që kanë vetura të lira shihen si më të përshtatshmit për partner.
Të tjera
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia