Meshkujt e moshës së mesme të cilët nuk mund t’i bëjnë as 10 pompa janë dukshëm më të rrezikuar nga sulmet e zemrës dhe ato të trurit.
Forca për t’i bërë më shumë se 40 pompa është ndërlidhur me 97% reduktim në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare përgjatë 10 viteve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.
Sipas autorëve të këtij studimi, pompat janë parashikues edhe më i mirë i shëndetit të ardhshëm të zemrës sesa vrapimi.
Pra, sipas tyre, pompat janë një metodë pa asnjë kosto dhe shumë e lehtë për t’ju ndihmuar ta dini pak a shumë se çfarë shëndeti të zemrës keni.
Studimi është publikuar javën e kaluar në revistën prestigjioze ‘JAMA Network Open’.

Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës