Sunderland ka siguruar një vend në finalen e Play-Off-it të Championshipit, ku do të kërkojë rikthimin në elitën e futbollit anglez Premier League pas tetë vitesh mungesë.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, “Macet e Zeza” mposhtën Coventryn me rezultatin 2-1.
Por në takimin e dytë, Coventry e barazoi rezultatin total 0-1 (2-2) dhe ndeshja shkoi në kohë shtesë.
Goli i vetëm në kohën e rregullt u shënua nga Ephron Mason-Clark në minutën e 76-të, duke e dërguar sfidën në vazhdime.
Dramë e madhe ndodhi në Stadiumin e Dritës, kur në minutën e 122-të, Daniel Ballard realizoi golin e barazimit për Sunderlandin, duke e çuar ekipin drejt finales.
Në finalen e madhe, Sunderland do të përballet me Sheffield United, ku kjo finale konsiderohet si ndeshja më e shtrenjtë në botë.
Herën e fundit që Sunderland luajti në Premier Ligë ishte në sezonin 2016-2017, kur përfundoi në vendin e fundit. Më pas, në 2018-2019, ra deri në League One.
Skuadra u rikthye në Championship në sezonin 2022-2023 dhe tani është një hap larg elitës së futbollit anglez.
Finalja do të luhet më 24 maj në “Wembley” dhe njihet si “ndeshja më e shtrenjtë në botë”, pasi i siguron fituesit mbi 160 milionë euro dhe promovim në Premier League.s.n.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së