Debati vazhdon të jetë i nxehtë edhe pas shumë vitesh.
Karrierës së Lionel Messit po i vjen fundi dhe shumë njerëz ende po pyesin se kush është më i miri mes tij dhe Diego Armando Maradonës.
Fjalën e tij pak orë më parë e ka thënë edhe Lionel Scaloni. Trajneri i kombëtares së Argjentinës nuk ka dashur të krahasojë dy 10-at më të mëdhenj në histori, edhe pse në fund zgjedhja e tij ra mbi sulmuesin e Inter Miamit, i cili e ndihmoi të fitonte Botërorin në Katar.
“Zgjedh Leon sepse e kam parë dhe e di se si është. Për mendimin tim nuk ka kuptim t’i krahasosh, sepse duhet t’i shijosh. Jam i bindur që të dy mund të kenë qenë lojtarë në vitet ’70, ’80, ’90 dhe madje edhe tani, sepse një lojtar i mirë është gjithmonë një lojtar i mirë”, tha ish-mbrojtësi. rtsh



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së