Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS.
Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1 ndaj Columbus Crew dhe Messi zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit.
Ylli argjentinas e mbylli ndeshjen me dy gola të shënuar dhe dy asistime në këtë sfidë.
Golin e parë Messi e shënoi në minutën e 15-të për të ngritur epërsinë e Inter Miamit në 2-0, pasi golin hapës e kishte shënuar Allende pas asistimit të Messit.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi sërish në minutën e 24-të për 2-0 pas një asistimi brilant nga Sergio Busquets.
Në pjesën e dytë Luis Suarez u përkujdes për golin e katërt, derisa Fafa Picault shënoi për rezultatin përfundimtar 5-1 pas asistimit nga Messi.



Të tjera
Tensioni i lartë i gjakut në moshë “kritike” mund të përshpejtojë dëmtimin e trurit
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Berisha ndihet keq nga gazi lotësjellës, truprojat e rrethojnë dhe e largojnë menjëherë drejt shtëpisë