Raportimet nga mediat spanjolle lidhin Lionel Messin me një huazim sensacional te Liverpool, por duket shumë e vështirë që ky transferim të realizohet.
38-vjeçari, tetë herë fitues i Topit të Artë, pas suksesit të jashtëzakonshëm me Barcelona, Paris Saint-Germain dhe tani Inter Miami, duket i fokusuar te MLS dhe Botërori 2026, i cili pritet të jetë i fundit për të me Argjentinën.
Në 2025, Messi shënoi 29 gola dhe dha 16 asistime në 28 ndeshje, duke treguar se akoma mund të bëjë diferencën në fushë.
Sipas raportimeve, Messi ka shprehur dëshirën për të luajtur në Evropë për t’u përgatitur para fillimit të sezonit të ri në MLS, dhe Liverpool po konsideron një huazim të papritur për ta forcuar sulmin, duke pasur parasysh dëmtimet e Alexander Isak dhe Hugo Ekitike, si dhe mungesën e Mohamed Salah për AFCON.
Megjithatë, ekspertët dhe mediat britanike theksojnë se intensiteti i Premier League, dimri i ashpër anglez dhe mosdhënia e mbështetjes në mbrojtje e bëjnë transferimin praktikisht të pamundur.
Messi vetë ka deklaruar më parë: “Nuk do të luaj kurrë në Premier League” dhe ka kritikuar kushtet e vështira të dimrit në Angli. /GazetaExpress



Të tjera
Ronaldo realizon golin e 958 në karrierë, Al Nassr ngushton disavantazhin
Frika nga Coronavirusi është një infeksion mendor, a mund ta luftojmë?
‘Situata e vërshimeve në Kosovë po përmirësohet’