Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur ditën e sotme në SPAK. Për gazetarët, Meta zgjodhi që të mos tregonte se për cilën çështje ishte thirrur, por vijoi sulmet në drejtim të Altin Dumanit. Kreun e këtij institucioni të drejtësisë së re, Meta e thirri “Dum Dumani”, sipas së cilit merr urdhra nga kryeministri Edi Rama.
“Po shkoj të takoj Dum Dumanin. A e njeh Dum Dumanin? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal, që është kokë e këmbë me Edi Ramën, që nuk guxon të përdorë emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Berishës…unë po shkoj të Dum Dumani”, tha Meta.
Një ditë më parë, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi. Referuar deklaratës që dha për gazetarët pas 5 orëve marrje në pyetje në SPAK, Kryemadhi tha se është thirrur si “person në dijeni”.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës