Më poshtë janë disa metoda që mund t’i aplikoni në shtëpi për të hequr qimet e nënsqetullave, pa shkuar në një sallon bukurie e pa kaluar nëpër procesin e dhimbshëm të depilimit me dyllë.
Metoda e parë: Limon dhe sheqer
Kjo metodë e depilimit është e thjeshtë dhe shumë efektive.
Përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjellë sheqer duke krijuar kështu një pastë.
Aplikojeni këtë pastë në nënsqetullat tuaja dhe lëreni atë të veprojë për disa minuta. Më pas pastrojini me një leckë të pastër. Përsëriteni këtë metodë dy herë në javë.
Qimet e nënsqetullave tuaja do të largohen e pakësohen secilën herë që e përdorni këtë metodë.
Metoda e dytë: Vezë dhe miell misri
Përzieni 1 vezë dhe gjysmë filxhani miell misri duke krijuar kështu një pastë të njëtrajtshme.
Vendoseni këtë pastë në nënsqetullat tuaja dhe lëreni të thahet, e më pas pastrojeni me ujë të vakët.



Të tjera
Trumpi në tërheqje të shortit për Botërorin 2026, ShBA-ja, Kanadaja e Meksika i mësojnë grupet
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit