Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Elisa Spiropali: Nevojë e koordinimit për agjendën tonë kombëtare

Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ajo ka shkruar se mezi pres të rifillojnë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve”, tha ajo.

Tutje, ajo pohoi se “Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”.

Pas gjashtë muajve të ngërçit politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur ta zgjedhin për kryeparlamentar, deputetin e LVV-së, Dimal Basha.