Sipas të gjitha gjasave, Windows 11 së shpejti mund ta tejkalojë Windows 10 për sa i përket pjesëmarrjes në treg.
Sipas statistikave të kompanisë analitike Statcounter, Windows 11 ka arritur një pjesëmarrje në treg prej 42.66 për qind gjatë marsit 2025.
Windows 10 mbetet ende sistemi operativ më i popullarizuar i Microsoft-it, me një pjesëmarrje në treg prej 54.23 për qind, por ka shënuar një rënie prej 4.43 për qind gjatë muajit të kaluar. Një situatë e ngjashme pritet të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2025.
Sa i përket versioneve të tjera të sistemit operativ, Windows 7 ka një pjesëmarrje në treg prej 2.22 për qind, ndërsa Windows 8.1 është shumë afër zhdukjes me vetëm 0.28 për qind.
Interesante është që Windows 8.1 tani është edhe pas Windows XP, i cili, çuditërisht, ende mban 0.33 për qind të tregut.
Të tjera
Ngritet aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviqit, zyrtare e OSBE-së, për “spiunazh” për BIA-n serbe
Kurti takon ambasadoren e re të Finlandës – E falënderon për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovë
Hungaria injoron vendimet, Szijjarto i drejtohet Dodikut si president