Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve të VV-së, ka shkruar në lidhje me vendimin e PZAP-it për Mitrovicën, një vendim refuzuar ndaj kërkesës së PDK-së për rivotim në këtë qytet.
Ajo ka shkruar se në Mitrovicë nuk ka pasur asnjë manipulim.
“Pa turp thanë “mijëra fletë” dhe 90% janë të VV. Ishin 17 fletë për PDK dhe 10 për VV dhe asnjë manipulim, asnjë kompromentim. E aq më pak “tren bullgar”. Ama ud kryeprokurorin e Mitrovicës e dërguan aty. E ndalën numërimin” – ka shkruar ajo, transmeton KosovaPost.
Postimi i plotë:
Çfarë folën për gjoja manipulimin e fletëve në Mitrovicë ku gënjyen njëri-tjetrin dhe opinionin e gjerë është metoda e PDK-së. Pa turp thanë “mijëra fletë” dhe 90% janë të VV. Ishin 17 fletë për PDK dhe 10 për VV dhe asnjë manipulim, asnjë kompromentim. E aq më pak “tren bullgar”. Ama ud kryeprokurorin e Mitrovicës e dërguan aty. E ndalën numërimin.
Njëjtë kanë bërë me të gjitha proceset që duan t’ia mveshin qeverisë.
Këta nuk kanë hezitim të rrejnë publikisht. Të mashtrojnë shtetin dhe qytetarët për qëllimin që ia vendosin vetes.
Fundja ata e kanë vjedhur shtetin nuk e kanë asgjë të na përbaltin ne me ngjyrën e baltës së tyre.



Të tjera
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
BE shqyrton trajnimin e 3.000 policëve palestinezë për G@zën
A do të ketë Bedri Hamza kundërkandidat për kryetar të PDK-së, flet Ferat Shala