Miku i bacës Rifat Jasharit garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

Miku i bacës Rifat Jasharit garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

Në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë edhe një emër i njohur për lidhjet e tij me familjen Jashari. Bëhet fjalë për mikun e bacës Rifat Jasharit, Shefqet Gjocajn, figurë që gëzon respekt të veçantë në rrethin shoqëror dhe publik, për shkak  të sngazhnit të tij në aktivitete publike me sfond kombëtarist, raporton Kosova Post. 

Ky angazhim politik i Gjocajt është si vazhdimësi e një përkushtimi moral dhe qytetar ndaj vlerave të lirisë, sakrificës dhe përgjegjësisë publike, të mishëruara nga familja Jashari ndër dekada. Kandidatura e tij në listën e Vetëvendosjes vjen në një moment kur partia synon të forcojë përfaqësimin e figurave me integritet dhe lidhje të drejtpërdrejta me historinë e rezistencës dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Nga Vetëvendosje theksohet se lista përfshin individë me profile të ndryshme shoqërore, profesionale dhe qytetare, me synimin për të ndërtuar institucione më të forta dhe më përfaqësuese. Ndërsa kandidati në fjalë ende nuk ka bërë një deklaratë të gjatë publike, burime pranë tij bëjnë të ditur se angazhimi i tij politik bazohet në bindjen për ndryshim, drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm.